Rreth nesh

dsc_2776_web.jpg

QUART - një „jukebox“ në Bern West, është një projekt kulturor që teatrin dhe muzikën, filmin dhe kërcimin, poezinë dhe akrobacinë e kuzhinës dhe jetën e pasur shkollore të klubit ndërthur në „jukebox“ QUART.

QUART është një spektakël i shumëfisht. Është një vend takimi gjithëpërfshirës për njerëz nga kultura dhe breza të ndryshëm, një platformë dhe gramafon për nevojat dhe pikëpamjet e përditshmërisë.

QUART është një spektakël për të gjithë ata që jetojnë në Bern West.

QUART është një vend takimi dhe shkëmbimi i kulturave, pikëpamjëve, zërave të ndryshëm dhe lulëzon nga idetë dhe njerëzit në Bern West. Ata janë aktorët kryesorë.

QUART sjell së bashku kontribute (=single) për jukebox-in nga dhomat e shkollave, qendrat komunitare, bodrumet e ushtrimeve për zhanrin e muzikës rap, jodler ose formacionet rock, nga sallat e vallëzimit, zyrat, kuzhinat e lagjeve, nga studiot, vendet e takimit, hyrjet e shtëpive dhe shumë më tepër: ato janë të gjitha pjesë e panairit teatro-muzikor QUART në qershor 2023.

QUART jeton nga dhe për këdo që beson në idenë e thjeshtë dhe në të njëjtën kohë të shkëlqyer që njerëzit kanë diçka për t'i thënë njëri-tjetrit, edhe nëse fjalët ndonjëherë mungojne.